Rreth Nesh

Rreth Nesh

Këshilli Internacional i Certifikimit   është një institucion ndërkombëtar në fushën e certifikimit të cilësisë.

Me 20 vjet përvojë në disa vende të botës, ai ofron një shërbim cilësor në përmirësimin e  standardteve dhe  normave ndërkombëtare  , duke lejuar kështu heqjen e pengesave dhe  barrierave në tregtinë internacionale.

Në vendet ku  ICC zgjeron veprimtarinë e saj, bën marrëveshje bashkëpunimi me institucionet lokale dhe qëndrore për të përmirësuar legjislacionin në fuqi   dhe  për të rritur standardet dhe normat e cilësisë.

Shërbimet tona u drejtohen kompanive të   prodhimit, tregtisë, të sektorëve të ndryshëm, institucioneve dhe grupeve të interesit.

Çertifikatat tona me standardet ISO dhe standardet ICC na lejojnë të vlerësojmë kompanitë dhe t'i përgatisim ato për tregjet ndërkombëtare.

Mund të  përmendim disa standarde ISO - ICC   :

  • ISO 9001 -   për menaxhimin e cilësisë
  • ISO 14001   -   për   certifikimit mjedisor
  • ISO 37001 - për normat anti-korrupsion në institucionet publike
  • ISO për elektronikë, teknologji informacioni, inxhinieri, industri, etj.
  • ICC HACCP 2019 - për produktet ushqimore
  • ICC   Safety at Work - për sigurinë në vendin e punës
  • ICC   Halal   Internacional - për rregullat e produkteve ushqimore dhe industriale që përputhen me standartin Halal.   Ky certifikim është i detyrueshëm nëse kompania prodhuese dëshiron të eksportojë në vëndet me shumicë muslimane, gjithashtu, të rrisë më tej praninë e saj në tregun kombëtar.
  • ICC BIO - për produktet ushqimore tërësisht natyrale
  • ICC Public Administration - për cilësinë e shërbimeve të ofruara në administratën publike dhe institucionet private.

Duke pasur mbështetje të fortë nga partnerët tanë evropianë dhe kombëtar, ne ofrojmë shërbimet tona me çmime konkurruese duke ndihmuar kompanitë tuaja.

Jemi në dispozicion në çdo moment për identifikimin e normave  ISO-ICC më të përshtatshme për biznesin tuaj.