Rreth Nesh
Këshilli Internacional i Certifikimit është një institucion ndërkombëtar në fushën e certifikimit të cilësisë.
Me 20 vjet përvojë në disa vende të botës, ai ofron një shërbim cilësor në përmirësimin e standardteve dhe normave ndërkombëtare , duke lejuar kështu heqjen e pengesave dhe barrierave në tregtinë internacionale.
Në vendet ku ICC zgjeron veprimtarinë e saj, bën marrëveshje bashkëpunimi me institucionet lokale dhe qëndrore për të përmirësuar legjislacionin në fuqi dhe për të rritur standardet dhe normat e cilësisë.
Shërbimet tona u drejtohen kompanive të prodhimit, tregtisë, të sektorëve të ndryshëm, institucioneve dhe grupeve të interesit.
Çertifikatat tona me standardet ISO dhe standardet ICC na lejojnë të vlerësojmë kompanitë dhe t’i përgatisim ato për tregjet ndërkombëtare.
Mund të përmendim disa standarde ISO - ICC :
- ISO 9001 - për menaxhimin e cilësisë
- ISO 14001 - për certifikimit mjedisor
- ISO 37001 - për normat anti-korrupsion në institucionet publike
- ISO për elektronikë, teknologji informacioni, inxhinieri, industri, etj.
- ICC HACCP 2019 - për produktet ushqimore
- ICC Safety at Work - për sigurinë në vendin e punës
- ICC Halal Internacional - për rregullat e produkteve ushqimore dhe industriale që përputhen me standartin Halal. Ky certifikim është i detyrueshëm nëse kompania prodhuese dëshiron të eksportojë në vëndet me shumicë muslimane, gjithashtu, të rrisë më tej praninë e saj në tregun kombëtar.
- ICC BIO - për produktet ushqimore tërësisht natyrale
- ICC Public Administration - për cilësinë e shërbimeve të ofruara në administratën publike dhe institucionet private.
Duke pasur mbështetje të fortë nga partnerët tanë evropianë dhe kombëtar, ne ofrojmë shërbimet tona me çmime konkurruese duke ndihmuar kompanitë tuaja.
Jemi në dispozicion në çdo moment për identifikimin e normave ISO-ICC më të përshtatshme për biznesin tuaj.
Certifikoni kompaninë tuaj sot!
ICC është në shërbimin tuaj për të gjetur Certifikimin më të mirë për Kompaninë ose për Prodhimin që ju kryeni.
Certifikimi nga ICC është shumë e vlerësuar në tenderat publik.
Kompani të Certifikuara
Liderë globalë në sigurimin e cilësisë, duke siguruar standarde ndërkombëtare dhe përsosmëri në të gjitha industritë dhe organizatat.
ICC ka certifikuar fabrika dhe kompani në: ITALI – AUSTRI – KOSOVË – SHQIPËRI – MAQEDONI – SPANJË – TURQI dhe INDI.